Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Napoli vazhdon me hapa të sigurt drejt titullit, mposht Atalantan

nga Venera Grabanica11 mars 2023
Napoli vazhdon me hapa të sigurt drejt titullit, mposht Atalantan

Pas humbjes 1:0 ndaj Lazios, Napoli i është rikthyer fitores, duke e përforcuar më shumë pozitën e parë në Serie A.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Diego Armando Maradona”, Napoli e ka mposhtur Atalantan me rezultat 2:0.

Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi Khvicha Kvaratskhelia në minutën e 60’, kurse fitoren e vulosi ylli kosovar, Amir Rrahmani me golin e tij në minutën e 77’.
Me pikët e reja, Napoli e përforcon vendin e parë, tani në kuotën e 68 pikëve, krahas Atalantas që zë vendin e gjashtë me 42 pikë të arkëtuara.
Rezultati final i ndeshjes, 2:0 në favor të Napolit.
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →