Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Narracioni i luftës, cfarë fshihet pas deklaratave për luftë në Kosovë?

nga Venera Grabanica11 korrik 2024
Narracioni i luftës, cfarë fshihet pas deklaratave për luftë në Kosovë?

Kosova dhe Serbia janë përfshirë në një debat për mundësinë e përshkallëzimit të situatës dhe liderët e Kosovës kanë ripërsëritur qëndrimin e tyre se Beogradi po përgatitet për një konflikt në përmasa më të gjëra në pjesën veriore. Zyratrët serbë i kanë mohuar këto paralajëmrime. Njohës të Sigurisë thonë se Serbia s’ka guxim ta sulmojë Kosovën në përmasa lufte duke i cilësuar si të panevojshme deklaratat për luftë.

Disa qytetarë për RTV21 shprehin pikëpamje të ndryshme për mundësinë e një lufte në Kosovë.

”Ato nuk janë panik por Serbia ka sjell forcat afër kufirit se po lyp bela vec na duhet te jemi syçel të kujdesshëm”

”Nuk është mirë me bë deklarata të tilla me kriju panik te njerëzit n e dueht ta dimë që ushtria jonë në bashkëpunim me KFOR-in dhe bashkësinë ndërkomëbat4re është cdo herë e gatshme nëse ndodh diçka  dhe duhet te jete përgatitur “

”Cfarë lufte more,  lufta është kry”

Ish-komandanti i UCK-së, njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, mohon mundësinë e një lufte të re në Kosovë duke thënë se Serbia s’ka guxim për një gjë të tillë. Sipas tij deklaratat e drejtuesve institucional për luftë, janë të panevojshme.

“I mirëkuptoj liderët qe përçojnë mesazhe janë tarnsparet me publikun  por ndonjëherë është e panvojshme gjithë kjo deklaratëa se do ketë luftë…Nuk ka nevojë cdo moment nga kushdo qoftë të përmendin luftën  sepse Serbia nuk s’do ta merr asnjëherë  guximin me sulmu Kosovën në luftë frontale por do të mundohet të përdorë luftën hibride”, tha Ibishi.

Narracioni i luftës u rrit brenda muajsh, pas përshkallëzimit të situatës në pjesën veriroe të Koosovës. Kryeministri Kurti në paraqitjet në mediat ndërkombëtare ka thënë se kërcënimet ndaj sigurisë së Kosovës janë në rritje dhe se një front i ri në Ballkan do t’i shërbente Rusisë dhe Serbisë.

“Serbia wshtë e angazhuar në luftë hibride dhe bën stërvitje ushtarake në kufi. Ka 48 baza operative përreth kufirit duke pritur për një dritare mundësie. Në aspektin politik, Serbia është shumë e ngjashme me Federatën Ruse. Ato nuk njohin de facto dhe de jure fqinjët e tyre. Ato u shkaktojnë probleme fqinjëve sepse duan zgjerim. Prandaj jemi të shqetësuar sepse është në interesin e Kremlinit që të përhapë konflikte të tjera në Evropë përmes bashkëpunëtorëve të tij. Dhe Serbia në Ballkan është shtet hegjemonist dhe njëkohësisht bashkëpunëtore e Rusisë”, tha Kurti.

Rrezikun për një luftë të re në Ballkan e vuri në pah edhe gjenerali i pensionuar amerikan, Ëesley Clark i cili e ka paralajmëruar NATO-n se presidenti i Serbisë, Vuçiq “kur të vijë koha do ta bëjë atë që do Putini që ai ta bëjë”.

Por deklaratave për rrezikim të stabilitetit në Kosovë dhe në vendet tjera të Ballkanit, iu përgjigj presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“E imja është vetëm t’u them që askënd nuk do ta prekim, por Serbia as nuk është e mundur dhe nuk do të jetë më kurrë pre e askujt siç ishte në vitin 1999. Sot Serbia është serioze, përgjegjëse e do paqen dhe nuk do të lejojë askënd në botë që ta rrezikojë lirinë e popullit tonë dhe lirinë e atdheut tonë”, tha Vuçiq.

Një ditë më parë ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, në intervistë për RTV21 tha se ushtria e Kosovës është e gatshme ta mbrojë vendin nga çdo rrezik vie nga Serbia./RTV21/21Media 

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →