Moti…🔎 Kërko
RTV21
BallinaMuzikë
🎵 Muzikë

​Nata e dytë e gjysmëfinales, Alis ngjitet në skenën e Eurovizionit

nga B G14 maj 2026
​Nata e dytë e gjysmëfinales, Alis ngjitet në skenën e Eurovizionit
Pas një hapjeje spektakolare të edicionit të 70-të të Eurovision Song Contest të martën, festa muzikore rikthehet sonte në Wiener Stadthalle me stacionin e saj të radhës: gjysmëfinalen e dytë. Nën drejtimin e prezantuesve Victoria Swarovski dhe Michael Ostrowski, 15 shtete të tjera, mes tyre edhe Shqipëria e përfaqësuar nga Alis, do të luftojnë për 10 vendet e mbetura në Finalen e Madhe të së shtunës. Kjo finale do të përcaktojë përfundimisht se ku do të udhëtojë trofeu dhe organizimi i festivalit në vitin 2027. Vlerësime maksimale për Alis nga mediat ndërkombëtare Pritshmëritë për përfaqësimin shqiptar janë të larta. Kënga “Nân” dhe interpretimi i Alis janë vlerësuar gjerësisht edhe nga mediat ndërkombëtare si një nga performancat më të forta, më emocionale dhe se vokali i tij është thjesht i shkëlqyer. Ky vlerësim u përforcua edhe gjatë provave gjenerale të së mërkurës. Udhëzuesi i votimit, si të mbështesim Shqipërinë? Për shkak të rregullores së Eurovizionit, publiku brenda territorit shqiptar nuk mund të votojë për shtetin e tij. E gjithë vëmendja dhe shpresa për kualifikim mbetet te votat e shqiptarëve në diasporë. Televotimi dhe juritë kontribuojnë në mënyrë të barabartë (50/50) në rezultatin përfundimtar. Rregullat dhe oraret për Kodin 13 Kodi i votimit Për të votuar për Alis, duhet të dërgoni SMS me tekstin: 13 në numrat përkatës të shtetit ku jetoni. Orari i votimit Dritarja hapet menjëherë pas performancës së fundit (sipas skaletës, rreth orës 22:30 – 22:45) dhe qëndron e hapur për vetëm 15 minuta. Votat jashtë këtij orari nuk llogariten. Kufiri Çdo numër celulari mund të dërgojë deri në 10 SMS.
← Më shumë lajme🎵 Më shumë nga Muzikë