Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

NATO bën thirrje për shtensionim të menjëhershëm të situatës në veri

nga Kaltrina Berila24 shtator 2021

NATO ka bërë thirrje për shtensionim të menjëhershëm të situatës në veri të Kosovës.
Zëdhënësja e NATO-së, Oana Lungescu përmes një postimi në “Twitter” ka thënë se NATO bën thirrje që Beogradi dhe Prishtina të tregojnë përmbajtje dhe të shmangin çfarëdo veprimi të një anshëm dhe të kthehen në dialog.
Ajo tutje ka thënë se mandati i KFOR-it mbetet për të siguruar një ambient të qetë dhe të sigurtë dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet.

#NATO calls for immediate de-escalation in the north of #Kosovo. We urge both Belgrade & Pristina to exercise restraint, avoid unilateral actions & return to dialogue. @NATO_KFOR’s mandate remains to ensure a safe & secure environment & freedom of movement for all communities.

— Oana Lungescu (@NATOpress) September 24, 2021


Të hënën, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që shoferët nga Serbia, me të hyrë në Kosovë, t’i ndërrojnë ose mbulojnë targat e tyre dhe të marrin regjistrim të përkohshëm të Kosovës.
Me këtë vendim, Qeveria e Kosovës ka thënë se ka vendosur masën e reciprocitetit për targat e Serbisë, pasi një gjë të ngjashme Serbia e ka aplikuar për veturat nga Kosova për më shumë se dhjetë vjet.
Jarinja dhe Bërnjaku, dy vendkalimet kufitare në veri të Kosovës – ku popullsia është shumicë serbe – janë bllokuar nga banorët lokalë që e kundërshtojnë vendimin për reciprocitet.
Atje janë vendosur njësitë speciale të Policisë së Kosovës./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →