Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

​NATO kryen operacionin më të madh me parashutë qe nga viti 1945

nga B G17 maj 2024
​NATO kryen operacionin më të madh me parashutë qe nga viti 1945

Parashutistët e ushtrive të NATO-s kryen sot mbi Rumani operacionin më të madh me parashutë të aleatëve të Atlantikut të Veriut që nga Lufta e Dytë Botërore, njoftoi NATO.

Operacioni ishte pjesë e stërvitjes ushtarake “Reagimi i Shpejtë 2024”, e cila është pjesë e manovrave mbrojtëse “Resolute Defender 2024”, më e madhja për disa dekada brenda NATO-s. 90.000 ushtarë nga të 32 vendet e NATO-s marrin pjesë.

Në një bazë ajrore pranë Campia Turki në Rumani, parashutistët ushtarakë gjermanë nga Divizioni i Reagimit të Shpejtë udhëhoqën trupat nga Franca, Rumania, Spanja dhe Shtetet e Bashkuara në një operacion uljeje me parashutë prej 1.200 – 1.500 ushtarë.

Parashutistët u dërguan me 14 avionë transporti në zonat e rënies, gjë që e bën operacionin një nga më të mëdhenjtë dhe më të ndërlikuarit këtë vit.

Stërvitja “Rapid Response 2024” në Rumani zgjat deri më 24 maj.

Portali i Rrjetit Ballkanik të Sigurisë raportoi më 8 maj se 320 pjesë të pajisjeve luftarake nga shtatë vende të NATO-s ishin angazhuar për stërvitjen.

Skenari i stërvitjes parashikon çlirimin e territorit të pushtuar me një kundërsulm me ulje me parashutë.

Stërvitja zhvillohet nga Ballkani në Baltik, organizuar nga Komanda e Ushtrisë Amerikane për Evropë dhe Afrikë. Segmenti kryesor i stërvitjes në Rumani është përdorimi i municioneve të gjalla.

800 parashutistë nga SHBA, Spanja, Hungaria dhe Italia po ushtrohen në Suedi, që është hera e parë në vendin skandinav qe nga hyrja e tij në NATO në mars 2024.

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →