Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Ndahen 520 mijë euro për renovimin e IML-së

nga B G13 mars 2024
Ndahen 520 mijë euro për renovimin e IML-së

Qeveria e Kosovës ka ndarë sot 520 mijë euro për renovimin e kulmit dhe hapësirave të brendshme të objektit të Institutit të Mjekësisë Ligjore pas dy zjarreve në këtë objekt,

Sipas Ministrit të Financave, Hekuran Murati ndarja e këtyre mjeteve vjen pas kërkesës nga Ministria e Drejtësisë.

“Nga MD-ja kemi pranuar kërkesë për ndarjen e mjeteve buxhetore prej 520 mijë eurove dhe kjo kërkesë ndërlidhet për renovimin e kulmit dhe rikonstruksionin e hapësirave në objektin e brendshëm të IML-së, pas zjarrit dhe dëmeve që kanë ndodhur në atë objekt. Mjetet nga kjo pikë merren nga shpenzimet e paparashikuara, kategoria e shpenzimeve kapitale dhe transferohen në Ministrinë e Drejtësisë, tek Instituti i Mjekësisë Ligjore”, ka thënë ai.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →