Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBiznes
💼 Biznes

Ndahen edhe 2.5 milionë euro për fermerët

nga Egzona Mehmeti23 dhjetor 2021

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, sot kumtoi aprovimin të tri për sektorin e bujqësisë, siç është aprovimi i Strategjisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2022-2028 dhe Strategjisë për Pylltari 2022-2030, si dhe Plotësim-ndryshimi i Ligjit për Tokën Bujqësore, i cili u harmonizua me dispozitat sanksionuese të Ligjit për Kundërvajtje.
Sipas ministrisë, me vendim të Qeverisë sot u ndanë edhe 2.5 milionë euro shtesë për fermerët përfitues në kudër të Programit të Pagesave Direkte për vitin 2021.
“Në aspektin legjislativ për vetëm 9 muaj qeverisje kemi realizuar më shumë se për 9 vitet e kaluara, ndërsa e gjithë kjo vërteton edhe njëherë përkushtimin tonë për qeverisje të mirë dhe ligjore”, tha ministri Peci./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →