Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

​Ndahet nga jeta veprimtari kombëtar Ilmi Ramadani – Baci

nga Gentrita Xhemajli27 gusht 2025
​Ndahet nga jeta veprimtari kombëtar Ilmi Ramadani – Baci

Sot ka ndërruar jetë veprimtari dhe atdhetari i njohur Ilmi Ramadani – Baci.

Lajmi është bërë i ditur nga familjarët, të cilët njoftojnë me dhimbje të thellë për ndarjen nga jeta të një njeriu që për vite me radhë dha kontribut të çmuar në shërbim të çështjes kombëtare dhe komunitetit.

Ilmi Ramadani u dallua për përkushtimin e tij të palodhur, guximin dhe përkushtimin ndaj vlerave të lirisë dhe drejtësisë. Ai mbetet një figurë e respektuar mes bashkëveprimtarëve, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën nga afër.

Detajet për ceremoninë e varrimit dhe homazhet do të bëhen të ditura nga familja.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →