Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Ndalohen dy të mitur në Ferizaj, dyshohen për sulm seksual

nga Gentrita Xhemajli1 prill 2025
Ndalohen dy të mitur në Ferizaj, dyshohen për sulm seksual

Prokuroria Themelore e Ferizajt të martën ka bërë të ditur se janë ndaluar dy persona të mitur të dyshuar për sulm seksual.

Sipas njoftimit, Prokurori i Shtetit ka kërkuar për masën e caktimit të paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për të Mitur, njofton opinionin publik se pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore, në koordinim me Policinë e Kosovës, ka ndaluar dy (2) persona të mitur për veprën penale “Sulmi seksual” sipas nenit 229 paragrafi 6 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Po ashtu, Prokurori i Shtetit ndaj të njëjtëve ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj, për veprën penale të lartcekur.” – thuhet në njoftim.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →