🗺️ Rajoni
Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon Rama: Lamtumirë kryetar
nga Venera Grabanica31 tetor 2025
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar për ndarjen ngajeta të ish liderit socialist Fatos Nano.
Në një postim në Facebook, Rama shkruan: “Lamtumirë kryetar”, teksa e shoqëron dhe me një zemër të ndarë në dysh.
Fatos Nano ndërroi jetë në moshën 73 vjeçare, ndërsa prej kohësh vuante nga probleme me shëndetin, të cilat duket se këtë herë s’i kapërceu dot, ndërsa prej rreth një muaji ishte në reanimacion në një spital privat në Tiranë.










