Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Ndërprerje e paplanifikuar e furnizimit me ujë në disa zona të Prishtinës

nga Kaltrina Berila4 gusht 2025
Ndërprerje e paplanifikuar e furnizimit me ujë në disa zona të Prishtinës

Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se do të ketë ndërprerje të paplanifikuar të furnizimit me ujë në disa zona të Prishtinës.

Kjo ndërprerje është njoftuar për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit.

Deri në sanimin e problemit, sipas njoftimit, pa furnizim me ujë do të mbesin rruga “Gjergj Balsha”, rruga “Ferid Curri”, zona përreth Ambasadës Amerikane, bizneset përgjatë magjistrales, nga rrethi te “Ismeti” deri te “Euro Goma”.

“Ekipet tona janë në terren dhe po punojnë për sanimin e problemit sa më shpejt të jetë e mundur. Kërkojmë mirëkuptimin tuaj dhe ju falënderojmë për durimin”, thuhet në njoftim.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →