Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Ndërprerje totale emergjente e rrymës në Mitrovicë

nga Egzona Mehmeti20 dhjetor 2018

Sipas KEDS-it, duhet të bëhet balancimi i daljeve 10kV

KEDS bën të ditur se sot prej orës 11:00 deri në ora 12:00 në NS 35/10kV Shupkovci (kodi 71074) do të ketë ndërprerje totale emergjente.

Siç bën të ditur KEDS, gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Reka, Tunelli i Parë, Kutllofci, Mazhiqi, Rashani, Tërstena, Bare, Bajgora, Vidishiqi, Kovaqica, Kaqanolli, Rahova, Boletini, Zhazha, Vllahia, Zijaqa, Maxhera, Melenica, Dedia, Zabërgja, Selaci, Shupkovci, Kçiqi i Vogël dhe i Madh, qendran e Qytetit, pjesa nga stacioni hekurudhor dhe lagjja Sitnica,  ETC, Emona City, Fabrika e pjimeve, Çarli, Parku i Biznesit, Terminali, Furra, Zyra administrative e veriut, Lagjja e Shangajit ( Livadhit ), Lagjja engleska, Lagjja Kolloni, Majdani, Lagjja Cenaj, Stacioni i Pompave- Tuneli i Parë, PTK-Ambulanta Tunel i Parë, Universiteti i Mitrovicës, Muzeu i Kristaleve dhe Mineraleve, Sh.F. Elena Gjika, QMF “Nexhat Çuni” dhe UM Isa Boletini.

“Arsyeja e ndërprerjes: NS Mitrovica 2 është i mbingarkuar dhe duhet bërë balancimi i daljeve 10kV”, bën të ditur KEDS-i në komunikatë./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →