Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Ndërpritet greva e punëtorëve të Pastrimit, iu rritet paga për 70 euro

nga Kaltrina Berila15 mars 2023
Ndërpritet greva e punëtorëve të Pastrimit, iu rritet paga për 70 euro

Punëtorët e KRM Pastrimi kanë ndërprerë grevën, pasi Komuna e Prishtinës ka arritur marrëveshje që 500 punëtorët e me funksione teknike, të paguhen 70 euro më shumë, nga muaji prill.

Këtë e bëri të ditur nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu.

“Pas dy ditëve intenzive në ndërmjetësim me menaxhmentin ushtrues detyre dhe sindikatën e punëtorëve në KRM Pastrimi, e kemi një zgjidhje të pranuar në tavolinë. Greva e nisur e punëtorëve me kërkesën për rritje të pagës është ndërprerë mbrëmë në turnin e tretë”, ka shkruar Sahatçiu në “Facebook”.

Sahatçiu tha se pas takimeve sy më sy me të gjitha palët, Komuna ka kërkuar që brenda një afati prej tre muajsh të pranojë propozimin me zgjidhje konkrete që rikthen ‘qëndrueshmërinë e munguar’ në ndërmarrje dhe të sigurohen që rritet mirëqenia e secilit punëtor e secilës punëtore.

RTV21 ka siguruar vendimin:

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →