Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Ndërpritet mësimi në shkollën “Ismail Qemali”, 5 nxënës në mesin e viktimave

nga Venera Grabanica23 nëntor 2021
TV21 gjendet në shkollën fillore komunale “Ismail Qemali” në Çair.

Për shkak se në mesin e viktimave në tragjedinë në Bullgari ka nxënës të kësaj shkolle, mësimi në këtë shkollë edhe pse ka filluar, është ndërprerë.
Bëhet fjalë për 5 nxënës të cilët bashkë me prindërit e tyre kanë qenë në ekskursion në Stamboll, transmeton TV21.
Ndërkaq, mëngjesin e sotëm një tragjedi ka kapluar Maqedoninë e Veriut. Një autobus i kompanisë “Besa trans” nga Shkupi, me udhëtarë kryesisht shqiptarë, është rrokullisur dhe ka marrë flakë në Bullgaria, teksa ka qenë duke kthyer në vend turistë që kanë qenë për fundjavë në Stamboll të Turqisë.
Në aksident jetën e kanë humbur 46 persona dhe janë lënduar 7 të tjerë. Në mesin e viktimave janë edhe 12 fëmijë./TV21

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →