Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Ndërroi jetë personi më i vjetër në botë

nga Venera Grabanica1 maj 2025
Ndërroi jetë personi më i vjetër në botë

Personi më i vjetër në botë, murgesha braziliane Inah Canabarro Lucas, ka ndërruar jetë në moshën 116-vjeçare.

E lindur më 8 qershor 1908 në Rio Grande do Sul, motra Inah iu përkushtua jetës fetare në fillim të të 20-ave, duke iu bashkuar bashkësisë së Motrave Teresiane.

Ajo jetoi gjatë dhe me shëndet të mirë, duke e konsideruar besimin e saj si sekretin e jetëgjatësisë, shkruan BBC të enjten.

“Ai është sekreti i jetës”, kishte deklaruar ajo.

Në vitin 2018, ajo mori bekimin e Papa Françeskut dhe gëzonte respekt të madh në komunitetin e saj. Sipas familjarëve, motra Inah ishte gjithashtu një tifoze e zjarrtë e ekipit të futbollit Sport Club Internacional, dhe çdo vit ditëlindjen e festonte me një tortë në formë stadiumi.

Vdekja e saj u konfirmua nga bashkësia fetare ku ajo jetonte. Sipas nipit të saj, 116-vjeçarja nuk vuante nga ndonjë sëmundje, por “trupi i saj gradualisht kishte ndalur së funksionuari”.

Motra Inah u bë personi më i vjetër në botë pas vdekjes së japonezes Tomiko Itooka po ashtu në moshën 116-vjeçare.

Titulli i personit më të vjetër të gjallë në botë kalon tani te Ethel Caterham, 115-vjeçare nga Surrey i Anglisë.

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →