Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Ndërron jetë foshnja tre-javëshe në Skenderaj, intervistohen prindërit

nga Gentrita Xhemajli27 qershor 2025
Ndërron jetë foshnja tre-javëshe në Skenderaj, intervistohen prindërit

Një foshnje tre-javëshe ka vdekur të enjten në fshatin Kostercë të Skenderajt.

Në raportin ditor të policisë thuhet se vdekja e foshnjës është konstatuar nga një ekip mjekësor në vendin e ngjarjes, në fshatin Kostercë.

Rasti është lajmëruar rreth orës 08:00.

“Njësitet policore pas pranimit të informatës nga QKMF-Skenderaj lidhur me rastin, së bashku kanë dalë në lokacionin e cekur, në vendin e ngjarjes kanë konstatuar se viktima mashkull kosovar (foshnje 3-javësh) është pa shenja jete”, tha policia.

Lidhur me rastin, janë intervistuar prindërit e viktimës, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti duke u hetuar.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →