Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Ndeshja e fundit e karrierës në “Anfield”, Firmino: Do të qaj sot 100%

nga B G20 maj 2023
Ndeshja e fundit e karrierës në “Anfield”, Firmino: Do të qaj sot 100%

Roberto Firmino është rikthyer nga lëndimi dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen e sotme të Liverpoolit kundër Aston Villas, ku njëkohësisht kjo do të jetë ndeshja e fundit në karrierën e yllit brazilian në “Anfield Road”.

Liverpooli e ka bërë zyrtare se Firmino do të largohet si lojtar i lirë në fund të këtij sezoni, së bashku me treshen e mesfushës, James Milner, Naby Keita dhe Alex Oxlade-Chamberlain, raporton KosovaPress.

Trajneri i “Të Kuqve”, Jurgen Klopp ka bërë të ditur se Firmino është rikthyer nga lëndimi, dhe do të marr pjesë në ndeshjen e sotme ndaj Aston Villas, por ende nuk dihet nëse do të jetë titullar apo rezervisht.

Para ndeshjes, Firmino ka folur për ditën e sotme që shënon fundin e një epoke në “Anfield”, duke thënë se do të qaj 100%.

“Do më mungojnë tifozët, qyteti dhe bashkëlojtarët. Do të qaj sot 100%. Ditë emocionale për mua dhe familjen time. Cikli këtu ka përfunduar dhe e kuptoj se është koha të largohem. Jam krenar për historinë që kemi krijuar sëbashku. Dua të njihem për zemrën dhe zemërgjerësinë time”, tha Firmino.

Që prej se u transferua te Liverpooli nga Hoffenheimi në verën e vitit 2015, Firmino ka arritur të bëjë 360 paraqitje për Liverpoolin, duke regjistruar 109 gola dhe 79 asistime mbi emrin e tij.

© 2

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →