Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Ndizen flakadanët e lirisë në Prekaz

nga Venera Grabanica7 mars 2022

Në Prekaz janë ndezur flakadanët e lirisë për të kujtuar luftën dhe sakrificën e komandantit legjendar Adem Jashari dhe mbi 50 të vrarëve të familjes së tij.
Ndezja e flakadanëve që simbolizon përhapjen e flakës së lirisë në gjithë vendin, ka bërë bashkë me qindra qytetarë shqiptarë të shumë vendeve.
Në vendin ku pushojnë trupat e Jasharëve të vrarë më 5, 6 dhe 7 mars 1998, është organizuar riti tradicional simbolizues “Nata e Zjarreve”, i cili shënon përfundimin e manifestimit në këtë 24-vjetor, të njohur si Epopeja e UÇK-së./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →