Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Ndryshon lista e favoritëve për “Topin e Artë

nga Venera Grabanica12 prill 2022

Ka ndryshuar lista e favoritëve për “Topin e Artë.  “France Football” njoftoi muajin e kaluar se rregullat për votimin e “Topit të Artë” kanë ndryshuar, dhe më kryesorja nga këto është që çmimi do të bazohet në performancat gjatë një sezoni të vetëm, në vend të një viti kalendarik që ishte deri më tani.
Kjo do të thotë se paraqitjet në Kupën e Botës 2022, e cila do të nisë në nëntor, nuk do të merren parasysh këtë vit dhe në vend të kësaj ato do të llogoriten kur të fillojë votimi për “Topin e Artë” të vitit 2023.
Paraqitjet fanastike të Karim Benzemas për Real Madridin kanë bërë që të ndryshojë lista e favoritëve për këtë çmim. Sulmuesi francez tashmë qëndron në maje të kësaj liste, i ndjekur nga Robert Lewandowski dhe Mohamed Salah, derisa top-5 plotësohet nga Kylian Mbappe dhe Luka Modric./21Media

LAJMI TJETËR →
Formimi i qeveris ne zgjedhjet e fundit ende nuk po behet, partite politike fajesojn njera tjetren

Më të fundit

Të gjitha →