Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Ndryshon vendi ku do të zhvillohet Superkupa e Evropës

nga B.K26 janar 2023
Ndryshon vendi ku do të zhvillohet Superkupa e Evropës

Bordi Ekzekutiv i UEFA-s, në mbledhjen e mbajtur të mërkurën, ka vendosur ta zhvendosë vendin e finales së Superkupës së Europës, e cila çdo vit vë përballë njëri-tjetrin fituesit e Ligës së Kampionëve dhe ata të Ligës së Evropës.
Dy skuadrat, që ende nuk janë përcaktuar, do të përballen më 16 gusht, në orën 21:00, në Athinë dhe jo në Kazan të Rusisë, siç u vendos disa vite më parë.
Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës ka bërë që të merret ky vendim. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Georgios Karaiskakis”, ku zakonisht luan skuadra e Olimpiakosi.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →