Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaShëndetësi
💚 Shëndetësi

Në 24 orët e fundit, mbi një mijë qytetarë u vaksinuan kundër Covid-19

nga B.K25 dhjetor 2021


Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 1 mijë e 390 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.663.943 doza të vaksinës.
MSh ka njoftuar se deri më sot 780 mijë e 24 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar 16 raste të reja me COVID-19 nga testimi i  2 mijë e 142 mostrave. Gjatë kësaj periudhe MSh-ja nuk ka raportuar ndonjë rast të vdekjes nga koronavirusi./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →