Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Në Ditën Botërore të Refugjatëve, përurohet Qendra e rinovuar e Azilit

nga Kaltrina Berila18 qershor 2021


Me rastin e Ditës Botërore të Refugjatëve, Ministria e Punëve të Brendshme dhe UNHCR do të përurojnë sot nga ora 10:00 Qendrën e Azilit e sapo rinovuar në Vranidoll.
Renovimi i qendrës së azilit u financua përmes projektit rajonal të BE-së “Adresimi i Sfidave të COVID-19 në reagimin ndaj migrantëve dhe refugjatëve në Ballkanin Perëndimor”.
Ky aktivitet do të hapet nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, shefi i misionit të UNHCR në Kosovë, Erol Arduc, përfaqësuesi i Lartë nga Zyra e BE-së në Kosovë, dhe koordinatorja e OKB-së për Zhvillim në Kosovë, Ulrika Richardson si dhe zyrtarë të tjerë të UNHCR dhe MPB-së./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →