Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Në Drenas evakuohen gjashtë familje si pasojë e vërshimeve

nga Venera Grabanica11 janar 2021

Në komunën e Drenasit pas vërshimeve janë evakuuar 6 familje dhe janë vendosur në hotelet e qytetit, ndërsa ekipet emergjente, FSK-ja, Policia dhe akterë të tjerë, që nga orët e hershme të mëngjesit janë në terren për t’i ndihmuar qytetarët.

Kryetari i kësaj komune, Ramiz Lladrovci, menjëherë pas formimit të Qendrës Operative Emergjente, ka dal në teren për të parë nga afër dëmet e shkaktuara nga të reshurat e shiut.

Lladrovci, u ka bërë thirrje qytetarëve që të jenë bashkëpunues dhe të kenë mirëkuptim, për të tejkaluar këtë gjendje të krijuar nga vërshimet.

Dëmet janë jashtëzakonisht të mëdha në ekonomi familjare, biznese e kultura bujqësore./21Media 

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →