Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Në dy ditët e fundit dhjetë civilë të vrarë në Kiev dhe Luhansk

nga Miranda Beqaj19 mars 2022

Dhjetë civilë, duke përfshirë dy fëmijë, janë vrarë nga bombardimet në rajonet e Kievit dhe Luhansk në dy ditët e fundit, thonë zyrtarët.

Shtatë civilë u vranë dhe pesë u plagosën si rezultat i një sulmi me mortaja në qytetin Makariv të rajonit të Kievit më 18 mars, njoftoi forca policore e Rajonit të Kievit në Facebook të nesërmen.

Një grua dhe dy fëmijë u gjetën të vdekur nën rrënojat e një shtëpie që u shemb si pasojë e granatimeve në qytetin Rubizhne në rajonin e Luhansk më 19 mars, njoftoi Shërbimi Shtetëror i Emergjencave në Telegram.

Edhe një fëmijë i tretë ishte nxjerrë nga rrënojat mirëpo ishte në gjendje të mirë shëndetësore./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →