Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Në frikë nga Omicroni, India zgjeron fushatën e vaksinimit

nga Miranda Beqaj26 dhjetor 2021

India do të zgjerojë fushatën e vaksinimit derisa tash e tutje mundësi për të marrë vaksinën kundër koronavirusit do ta kenë të gjithë banorët mbi moshën 15 vjeçare.
Po ashtu, India do të administrojë dozën e tretë përforcuese për punëtorët shëndetësorë dhe qytetarët më të moshuar derisa ka frikë në vend që varianti i ri, Omicron mund të nxitë valën e re të infektimeve.
Kryeministri indian, Narendra Modi, gjatë një fjalimi televiziv më 25 dhjetor ka njoftuar se vaksinimi i të rinjve në moshë nga 15-18 vjeç do të fillojë nga 3 janari.
Ndërkaq nga 10 janari do të mund të vaksinohen me dozën e tretë punëtorët shëndetësorë dhe banorët më të moshuar se 60 vjeç./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →