Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Në Gjykatën e Apelit, filluan punën 4 gjyqtarë të rinj

nga RTV213 korrik 2017

Katër gjyqtarët e rinj do të angazhohen në divizionin civil të Departamentit të Përgjithshëm

Në Gjykatën e Apelit, të hënën kanë filluar punën katër gjyqtarë të rinj. Rrustem Thaçi vjen nga Gjykata Themelore në Pejë, ndërsa Zenel Leku, Nora Bllaca-Dula dhe Frosina Sylejmani, nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Në ditën e parë të punës, të porsaemëruarit, i ka pritur kryetari i gjykatës Hasan Shala, i cili  u ka uruar mirëseardhje duke iu ofruar po ashtu  mbështetje të pa rezervë në detyrën e re.

Të katër gjyqtarët e rinj do të angazhohen në divizionin civil të Departamentit të Përgjithshëm, dikaster ky më i ngarkuari në këtë gjykatë, me mbi 10 mijë lëndë të trashëguara.

Me këto  emërime, numri i gjyqtarëve në Gjykatën e Apelit do të jetë 37, e që  prapë është shumë pak në krahasim me nevojat që ka ky institucion. Gjykata e Apelit disa herë ka kërkuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës që krahas pozitave aktuale, të emërohen të paktën edhe 15 gjykatës tjerë.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →