Reperja Tayna ka zbuluar se kënga radhës do të jetë në bashkëpunim me Gesko.
Ajo përmes Instagramit njoftoi ndjekësit se “S’du me ni” titullohet kënga që do të lansohet më 12 maj në orën 12:00.
“S’du me ni.. ft Gesko”, është shprehur Tayna në Instagram.
Ngjitur ka publikuar edhe sekuencë të këngës.
Në postimin në Instagram, ndjekësit u shprehën entuziast për projektin e radhës të Doruntinës(emri i vërtetë).
“Pijetore” është e fundit nga Tayna./21Media









