Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Në këtë orë falet Kurban Bajrami

nga Kaltrina Berila4 qershor 2025
Në këtë orë falet Kurban Bajrami

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton besimtarët dhe opinionin e gjerë se dita e parë e festës së Kurban-Bajramit është të premten, më 6 qershor 2025.

Manifestimi qendror për territorin e Kosovës, kushtuar festës së Kurban-Bajramit, do të mbahet në “Xhaminë e Madhe” në Prishtinë.

Namazi i sabahut falet në orën 04:20. Namazi i Kurban-Bajramit falet në orën 05:35. Namazit do t’i prijë Hetem ef. Sopjani – kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame të Prishtinës, ndërsa hytben – mesazhin e Kurban-Bajramit – do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →