Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Në këto qytete do ketë reduktime të ujit pas reshjeve të shiut

nga Venera Grabanica19 janar 2023
Në këto qytete do ketë reduktime të ujit pas reshjeve të shiut

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a, sot ka informuar se si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, Fushë-Kosova së bashku me Zonën Industriale, lagjja Kalabria, Obiliqi do të kenë redukime të ujit nga ora 10:00 deri në 16:00 dhe reduktime nga 20:00-04:00 të mëngjesit.
KRU “Prishtina” ka informuar se pozitë më e rënduar është komuna e Drenasit, por ka potencuar autocisternat do jenë aty për t’i furnizuar qytetarët me ujë.
“Të nderuar konsumatorë ju njoftojmë se si shkak i reshjeve të dendura atmosferike në afërsi dhe rreth liqenit të Ujmanit kemi ngritje të turbullirës së ujit në kanalin e Ibrit Lepencit. Impianti i Trajtimit të ujit në Shkabaj dhe Drenas, nuk kanë mundësi teknike të trajtojnë ujin për pije. Si pasojë e kësaj, Fushë Kosova së bashku me Zonën Industriale, lagjja Kalabria, Obiliqi do të ketë redukime të ujit duke filluar sot nga ora 10:00 dhe do zgjasë deri në 16:00, pastaj ujë do të keni nga ora 16:00- 20:00, pastaj reduktim nga ora 20:00-04:00 të mëngjesit. Në pozitë më të rënduar e kemi komunën e Drenasit, por autobotët/ autocisternat do jenë aty për t’i furnizuar qytetarët me ujë. Po ashtu edhe në Fushë Kosovë në kohën e reduktimit do të vendosim autobot për furnizim me ujë deri në tejkalimin e situatës.”, është bërë e ditur në njoftim.
Sipas KRU “Prishtina”, fshatrat e Podujevës do të kenë reduktime gjatë ditës, diku rreth 3 orë.
“Një situatë e tillë vazhdon deri në përmirësimin e situatës me turbullirë në kanal. Mbeteni të njoftuar , deri në vendimin e radhës, varësisht nga situata me reshje atmosferike!”, ka njoftuar tutje KRU “Prishtina”.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →