Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Në Klinë e Han të Elezit thyhet rekordi i temperaturave, mbi 41 gradë Celsius

nga Venera Grabanica25 korrik 2025
Në Klinë e Han të Elezit thyhet rekordi i temperaturave, mbi 41 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se ditën e premte në gjithë territorin e Kosovës janë shënuar temperatura jashtëzakonisht të larta, ndërsa në disa qytete janë regjistruar rekorde të reja të nxehtësisë.

Temperaturat më ekstreme janë regjistruar në Klinë dhe Han të Elezit. Në Klinë, termometri ka shënuar 41.6 gradë Celsius, ndërsa në Han të Elezit 41.1 gradë Celsius – që përbën temperaturën më të lartë të regjistruar ndonjëherë në këtë qytet.

Pas këtyre dy qyteteve, më të nxehtat kanë qenë Gjakova me 40.7 gradë Celsius, Suhareka me 40.4, Prizreni me 40.3 dhe Rahoveci me 40.2 gradë.

Në pjesën tjetër të vendit, gjithashtu janë shënuar temperatura të larta, që në shumicën e qyteteve kanë kaluar 37 gradë Celsius.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →