Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Në Merdare pritje deri në 50 minuta, kolona deri në 250 metra

nga Egzona Mehmeti10 korrik 2022

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar nga të dhënat e përditësuara pak minuta më parë, informoi se në dy pikë-kalime kufitare ka pritje për të hyrë në Kosovë.
Në pikë-kalimin kufitar në Merdare pritjet për të hyrë në Kosovë janë nga 30 deri në 50 minuta dhe kolonat janë deri në 250 metra.
Ndërsa, në pikë-kalimin kufitar Dheu i Bardhë pritjet për të hyrë në Kosovë janë nga 10 deri në 20 minuta, derisa kolona nuk ka.
Ndërkaq, në pikë-kalimet tjera kufitare pritjet për të hyrë dhe dalë nga Kosova janë nga 3-5 minuta.
Ndryshe, me fillimin e verës dhe kohës së pushimeve, ka fluks më të madh në pikat kufitare./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →