Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

​Në mungesë të kuorumit dështon seanca e Kuvendit Komunal të Prishtinës

nga Venera Grabanica24 prill 2025
​Në mungesë të kuorumit dështon seanca e Kuvendit Komunal të Prishtinës

Ka dështuar të mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Kryeqytetit.

Në këtë seancë, pikë e rendit të ditës ka qenë propozim-vendimi për lënie ne shqyrtim publik të projekt-dokumentit të Planit Zhvillimor Komunal 2025-2033.

Kryesuesi i mbledhjes, Ajet Brajshori tha se në sallë janë prezent vetëm 21 anëtarë.

“Nuk ka të bëjë me miratimin e planit por me diskutim publik. Nuk mund të procedohemi tutje në mungesë të kuorumit”, tha ai.

Lëvizja Vetëvendosje, qendra në Prishtinë e ka bojkotuar këtë seancë, ndërkohë që më parë ka thënë se “ky është tentimi i radhës për ta kontrabanduar dokumentin kryesor komunal mbi zhvillimin e qytetit, për të cilin ministria e Mjedisit ka konstatuar qartë shkelje të shumta procedurale dhe ligjore”.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →