Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Në ndeshje futbolli në Shkup, rrihen në mes vete futbollistët!

nga Venera Grabanica25 mars 2024
Në ndeshje futbolli në Shkup, rrihen në mes vete futbollistët!

Në buletinin e Policisë qëndron një rast i dhunës në një ndeshje futbolli në Maqedoninë e Veriut. Siç bëhet e ditur, rrahja ka ndodhur mes futbollistëve të ndeshjes që është zhvilluar në një stadium në rajonin e Kisella Vodës – Shkup.

“Më datë 24.03.2024 në ora 15.35 në SPB Shkup është paraqitur se në stadiumin e futbollit në rajonin e Kisella Vodës, gjatë kohës së ndeshjes së futbollit, B.C. (18) nga fshati Sopishtë e Shkupit, B.P.(33), S.S.(33) dhe M.J.(33), të gjithë nga Shkupi, të cilët kanë qenë lojtarë të klubit futbollist nga Shkupi, kanë sulmuar fizikisht H.B.(21) nga Lukova e Strugës, i cili ka qenë lojtar i ekipit tjetër të futbollit nga Shkupi. Ata janë thirr në stacion policor dhe punohet për zbardhjen e rastit”, qëndron në buletinin e sotëm të MPB-së./TV21

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →