Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Në Obiliq asnjë rast aktiv me COVID-19

nga Miranda Beqaj13 korrik 2021

Komuna e Obiliqit, ka dy ditë që nuk ka asnjë rast të ri me Covid-19, rrjedhimisht edhe asnjë rast aktiv me këtë virus.
Me këtë rast, në amfiteatrin e sheshit ”Dëshmorët e Kombit”, Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka ndarë mirënjohje për drejtorin e QKMF-së, Haki Jashari dhe gjithë stafin e QKMF-së, për të shprehur falënderimin për punën, sakrificën dhe devotshmërinë në mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve, ata janë heronjtë tanë në luftën me pandeminë Covid-19”, është shprehur kryetari Gashi.
Mirënjohje është ndarë edhe për Komandantin e Stacionit Policor në Obiliq, Sejdi Zeqiri, për anëtarët e shtabit emergjent lokal, për punën, angazhimin dhe kontributin e dhënë në menaxhimin e situatës me Covid-19.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →