Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Në Prekaz vendosen emrat e 1432 fëmijëve të vrarë gjatë luftës

nga Kaltrina Berila6 mars 2025
Në Prekaz vendosen emrat e 1432 fëmijëve të vrarë gjatë luftës

Në Prekaz, në nder të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, janë vendosur emrat e 1432 fëmijëve të vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Emrat e fëmijëve të vrarë janë vendosur nga nxënës të cilët po e vizitojnë Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në 27-vjetorin e rënies së familjes Jashari.

5, 6 dhe 7 Marsi shënohet me Epopenë e UÇK-së në Kosovë, ku përkujtohet komandanti Adem Jashari dhe luftimet treditore të Jasharëve në Prekaz.

Më 5 mars të vitit 1998 u shënua sulmi i tretë i forcave serbe ndaj komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Adem Jashari, familjes së tij dhe lagjes së Jasharëve në Prekaz të Skenderajt.

Luftimet kishin zgjatur tri ditë, më 5, 6 dhe 7 mars. Nga familja e ngushtë e Adem Jasharit ishin vrarë 22 anëtarë, e 33 të lagjes dhe të tjerë. Sulmit i kishin shpëtuar Bashkimi, djali i Rifat Jasharit që ia kishte dalë të ikte nga rrethina dhe Besarta, vajza e Hamzës.

Sulmi i parë ndaj familjes Jashari ishte bërë më 30 dhjetor të 1991-s, ndërsa sulmin e dytë forcat paramilitare serbe e kryen në muajin janar, 1998.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →