🇽🇰 Kosova
Në prezencë të punëtorit social, e mitura në Malishevë raporton për dhunim
nga Gentrita Xhemajli6 dhjetor 2025
Një rast dhunimi ndaj një të miture dyshohet se ka ndodhur në Malishevë.
Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës thuhet se viktima e mitur në prezencë të punëtorit për punë sociale, ka raportuar se para disa muajsh ka qenë në lidhje me një person dhe kanë pasur marrëdhënie seksuale.
“Viktima femër kosovare- e mitur në prezencë të punëtorit për punë sociale, ka raportuar se para disa muajsh ka qenë në lidhje me një person dhe kanë pasur marrëdhënie seksuale. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.











