Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Në Prishtinë ndizen qirinj për viktimat e sulmit në Beograd

nga Kaltrina Berila4 maj 2023
Në Prishtinë ndizen qirinj për viktimat e sulmit në Beograd

Në shkallët e Teatrit Kombëtar të Kosovës në Prishtinë janë ndezur qirinj në nderim të 8 nxënësve dhe rojës të një shkolle në Beugrad që u vranë dje në mëngjes me armë zjarri nga një i mitur. Në këtë incident tragjik janë plagosur edhe 6 nxënës dhe një mësuese, ndërsa sulmuesi u arrestua.

Në Prishtinë sot është hapur edicioni i ri i festivalit “Mirëdita, dobar dan!”.

Festivali nisi me një minutë heshtje në nderim të viktimave të djeshme në Beograd. I themeluar në vitin 2014, si ngjarja më unike në Prishtinë e Beograd, festivali “Mirëdita, dobar dan!”, qëllim kryesor ka krijimin e lidhjeve të reja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përmes prezantimit të kulturave respektive.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →