Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Vazhdojnë protestat kundër “diktaturës”

nga RTV2120 prill 2017

Protestuesit thanë se kërkojnë lirinë e medias, shkarkimin e “elitës politike” të udhëhequr nga Vuçiq

Pavarësisht shiut dhe motit të ftohtë, disa qindra njerëz morën pjesë në protestën në Beograd të mërkurën mbrëma. Ishte kjo dita e 17-të e demonstratave kundër partisë në pushtet.

Demonstratat kundër, siç thuhet, “diktaturës” kanë nisur në Beograd dhe qytete të tjera të Serbisë më 3 prill, një ditë pasi kryeministri Aleksandar Vuçiq fitoi zgjedhjet presidenciale.

Protestuesit thanë se kërkojnë lirinë e medias, shkarkimin e “elitës politike” të udhëhequr nga Vuçiq, heqjen e “të gjithë zyrtarëve të korruptuar”, si dhe zgjedhje “të drejta dhe të lira”.

Ndërsa protesta përfundoi para Parlamentit serb, organizatorët njoftuan se ajo do të rifillojë mbrëmjen e sotme.

ETIKETA:#Bota#Lajme
Gana fiton me gol në kohën shtesë, Panama mposhtet 1-0
LAJMI TJETËR →
Gana fiton me gol në kohën shtesë, Panama mposhtet 1-0

Më të fundit

Të gjitha →