Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Në Shipkovicë u gjetën dy thasë me granata

nga Miranda Beqaj21 maj 2022

Dje rreth orës 11:0 në njësinë policore në Kodrën e Diellit është raportuar se gjatë punimeve ndërtimore në fshatin Shipkovicë, Tetovë gjatë gërmimit me makinë punuese janë gjetur dy thasë me granata.
Me autorizim të prokurorit publik, ekipi i SPB-së Tetovë ka kontrrolluar vendin dhe është konstatuar se bëhet fjalë për tre granata raketore, një granatëhedhës kumulative, një minë tromblon me mbushje dhe shtatë granata me mbushje 60 mm.
Ekspertët nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim në Shkup i ka marrë mjetet shpërthyese në mënyrë të sigurt dhe ka konstatuar se ato ishin eksplozivë të prodhimit kinez dhe jugosllav./TV21

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →