RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

​Në shpirt mbanin amanetin e lirisë, OVL UÇK nderon dëshmorët e 6 qershorit

nga Venera Grabanica6 qershor 2025
​Në shpirt mbanin amanetin e lirisë, OVL UÇK nderon dëshmorët e 6 qershorit

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nderon me krenari veprën e pavdekshme të bijve më të mirë të këtij vendi që sakrifikuan më të shtrenjtën e tyre për lirinë e atdheut.

“Ata nuk i ndalën plumbat, as vuajtjet, as gjaku, sepse në shpirt mbanin amanetin e lirisë. Ata ranë, që ne të ngrihemi!

Më 6 qershor, gjatë luftës tonë çlirimtare ranë dëshmorë Shpend Malaj, Burim Mustafaj, Bejzat Krasniqi, Imer Krasniqi, Shaban Mazrekaj, Arsim Tahiri, Bajram Zekaj, Halim Qallapeku, Ramiz Bazaj, Sali Saramati dhe Xhevdet Krasniqi.

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së i përkujton dhe nuk i harron kurrë trimat tanë, thuhet në një postim në Facebook.

Sunny Hill me një tjetër spektakël, Martin Garrix elektrizon natën finale
LAJMI TJETËR →
Sunny Hill me një tjetër spektakël, Martin Garrix elektrizon natën finale

Më të fundit

Të gjitha →