Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare në Shqipëri, ka kërkuar nga sot zyrtarisht mbylljen e aksesit të TikTok.
Në 6 Mars, Ministrja e Arsimit Ogerta Masastirliu, njoftoi vendimin e qeverisë për të kufizuar aksesin në TikTok për një periudhë 12-mujore.
Ky vendim ka shkaktuar shqetësim tek shumë biznese dhe influencerë, të cilët e përdornin këtë platformë për të shpërndarë përmbajtje dhe për të krijuar të ardhura.
Megjithatë, ata që përdorin TikTok duket se kanë gjetur një alternativë: aplikacionin Clapper.
Ky është një platformë e ngjashme me TikTok, që ofron mundësinë për krijimin dhe shpërndarjen e videove të shkurtra. Clapper është zhvilluar nga Clapper Media Group, një kompani amerikane e themeluar në vitin 2020 nga Edison Chen, transmeton portali rtv21.tv
Aplikacioni lejon përdoruesit të shprehen krijueshëm dhe ndihmon në ndërtimin e komunitetit përmes videove të ndryshme, duke ofruar mundësi redaktimi, efekte vizuale dhe filtra.
Si TikTok, Lemon8 lejon përdoruesit të krijojnë dhe shpërndajnë përmbajtje video dhe foto të shkurtra.
Aplikacioni gjithashtu ka mundësi për të shtuar efekte dhe muzikë në postimet tuaja, që është një veçori shumë popullore edhe në TikTok.
Ndërveprimi me përdoruesit është i ngjashëm, duke përfshirë mundësinë për pëlqime, komente dhe ndarje të përmbajtjes.
Ndalimi i Tiktok-ut, Abazi: Mbyllja e kësaj platforme mund të ketë ndikim pozitiv tek të miturit
Vendimi për mbylljen e TikTok, reagon Rama: Ne themi atë që bëjmë dhe bëjmë atë që themi










