Policia ka gjetur dhe konfiskuar 59 kilogram e 973 gram marihuanë në shtëpinë e një 28-vjeçari në fshatin Vajnik të Skenderajt.
Përveç marihuanës, polica gjeti edhe dy peshore digjitale, një mbështjellës – foli e tejdukshme dhe një telefon.
“Pas hetimeve paraprake dhe veprimeve të ndryshme policore, sot më 15.08.2023, rreth orës 16:20, hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik-Njësia e Mitrovicë Jugu, të asistuar nga njësi tjera policore (DHTNj, NjRSH, zyrtarë policorë nga SP Skenderaj) dhe në koordinim me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, ka realizuar një kontroll në fshatin Vajnik të Skenderajit, në shtëpinë dhe objektet tjera përcjellëse të të dyshuarit: E.A., (viti i lindjes 1995, mashkull kosovar). Gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe konfiskuar këto dëshmi: 59 (pesëdhjetë e nëntë) kilogram e 973 (nëntëqind e shtatëdhjetë e tre) gram, dyshohet të jetë substancë narkotike e llojit marihuanë, dy peshore digjitale, një mbështjellës – foli e tejdukshme dhe një telefon”, thuhet në njoftimin e policisë.
I dyshuari më pas është ndaluar për 48 orë. /21Media









