Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaArt
🎨 Art

Në Teatrin Kombëtar u festua Dita Ndërkombëtare e Vallëzimit

nga B.K29 prill 2022

Sonte në Teatrin Kombëtar të Kosovës(TKK) u festua Dita Ndërkombëtare e Vallëzimit.
Për qytetarët trupa e Baletit Kombëtar të Kosovës interpretuan një prej kryeveprave botërore të baletit, shfaqjen “Romeo&Zhulieta”, një performancë fantastike dhe plot emocion.
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit(MKRS) ka njoftuar se në këtë ngjarje morën pjesë drejtori i Baletit Kombëtar të Kosovës, Sinan Kajtazi, këshilltari i ministrit Hajrulla Çeku, Liburn Jupolli, sekretari i MKRS-së, Bislim Bislimi, përfaqësues tjerë të ministrisë, balerinë dhe artdashës.
Dita Ndërkombëtare e Vallëzimit është një festë globale e vallëzimit, e vendosur nga Komiteti i Vallëzimit i Institutit Ndërkombëtar të Teatrit, partneri kryesor për artet skenike të UNESCO-s./21Media

ETIKETA:#Art#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →