Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Në veri dalja më e madhe në Zubin Potok

nga Kaltrina Berila11 qershor 2017

Zubin Potoku prin me 20.96 % e votueseve

Në komunat në veri të Kosovës deri në ora 11:00 dalja më e madhe sipas të dhënave të KQZ-së është shënuar në Zubin Potok me 20,96 për qind.

Në Leposaviq kanë votuar 14,88 për qind, Zveçan me 10,09 për qind dhe Mitrovica e Veriut me 9,37 për qind.

Të gjitha 28 vendvotimet në shtatë qendra zgjedhore në veri të Kosovës janë hapur me kohë.

Procesi zgjedhor në veri po mbikëqyret nga KQZ dhe rreth 200 pjesëtarë të misionit OSBE, të cilët ofrojnë mbështetje teknike për procesin.

Në afërsi të vendvotimeve ndodhen edhe automjete dhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës, të cilët punojnë sipas plani operues për ditën e zgjedhjeve.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →