RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Negociatori ukrainas tha se bisedimet e paqes do të rifillojnë më 1 prill

nga Egzona Mehmeti31 mars 2022

Bisedimet e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës do të fillojnë përsëri online më 1 prill, u shpreh negociatori ukrainas David Arakhamia.

Në një postim në internet të cituar nga Reuters, Arakhamia tha se Ukraina kishte propozuar që liderët e të dy vendeve të takoheshin, por Rusia refuzoi dhe shtoi se duhej më shumë punë për një projekt-traktat.

Në bisedimet të martën, Arakhamia tha se ishte bërë përparim i mjaftueshëm për të lejuar një takim të ardhshëm midis Volodymyr Zelenskyt të Ukrainës dhe Vladimir Putinit të Rusisë dhe se propozimet i ishin dërguar Rusisë, shkruan BBC.

Ndërsa, zyrtarët ukrainas u shprehën se kishte disa shenja optimizmi nga bisedimet e paqes. Ata thanë se janë duke pritur për të parë se çfarë do të nënkuptojnë pretendimet e Rusisë se planifikon të de-përshkallëzojë luftimet në terren./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →