Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Nën kërcënimin e armës, grabitet recepsionisti në Çagllavicë

nga Gentrita Xhemajli27 dhjetor 2025
Nën kërcënimin e armës, grabitet recepsionisti në Çagllavicë

Një grabitje është raportuar dje në mëngjes në rrugën Çagllavicë–Llapnasellë.

Sipas Policisë, ankuesi ka njoftuar se derisa ishte duke punuar në vendin e tij të punës si recepsionist, një person i panjohur, i maskuar, nën kërcënimin e armës i ka grabitur një shumë parash.

I dyshuari është larguar në drejtim të panjohur. Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.

“Rr. Çagllavicë-Llapnasellë 26.12.2025-05:10. Ankuesi mashkull kosovar, ka  raportuar se derisa ka qenë duke punuar në vendin e tij të punës-recepsionist, ka shkuar një person i panjohur i maskuar dhe nën kërcënimin e armës i ka grabitur një shumë parash. I dyshuari është larguar në drejtim të panjohur. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e PK-së.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →