Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKulturë
🎭 Kulturë

Nënë Terezën nderohet me pullë postare në SHBA

nga Miranda Beqaj14 gusht 2021

Administrata Postare e Kombeve të Bashkuara, UN Stamps, nderon Nënën Terezë duke e vendosur në pulla postare foton e saj.
Lajmin e ka bërë të ditur Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në New York, ku theksohet se përmes kësaj pulle postare, kjo agjenci e OKB-së ka nderuar jetën dhe trashëgiminë e nobelistes Nëna Terezë për përpjekjet e saj të palodhshme ndaj njerëzve më me nevojë në botë.
“Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha, por mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe”, thënie e Nënë Terezës, që do të shtypet në pullat postare të Kombeve të Bashkuara.
Thënia që u përdor në pullë postare është ndër postulatet e shumta të urtësisë së humanistes e nobelistes shqiptare Gonxhe Bojaxhiu e njohur globalisht si Nënë Tereza./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →