Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Nënshkruhet deklarata për transparencë financiare

nga Kaltrina Berila29 maj 2017

Daka i ftojë subjektet t’i bëjnë publike të gjitha paratë e fushatës

Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D), sot nënshkruajti Deklaratën për “Rritjen e transparencës financiare gjatë fushatës zgjedhore”

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, deklaroi se kjo marrëveshje për transparencë financiare të partive politike i kontribuon zhvillimit të demokracisë, raporton rtv21.tv.

“Subjektet vet duhet t’i bëjnë publike raportet financiare. Ftoj subjektet politike që ta zbatojnë ligjin dhe t’i bëjnë publike të gjitha paratë që do t’i shfrytëzojnë gjatë fushatës zgjedhore”, tha Daka.

Iniciativa për nënshkrimin e marrëveshjes është bërë nga përfaqësuesit e shoqërise nga Instituti D4D./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →