Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Nënshkruhet kontrata për ndërtimin e urave në pjesën perëndimore të Unazës Qendore

nga Venera Grabanica14 mars 2024
Nënshkruhet kontrata për ndërtimin e urave në pjesën perëndimore të Unazës Qendore

Sot  është nënshkruar kontrata në vlerën e 3 milionë eurove me kompaninë “Dino sh.p.k” për ndërtimin e fazës së dytë të Unazës Qendrore në Prishtinë.

Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, ka bërë të ditur se punimet për realizimin e këtij projekti, do të nisin brenda ditësh.

“Kjo do të mundësojë që Qendra e Prishtinës të shkarkohet dukshëm nga komunikacioni” – ka deklaruar Rama.

Kryetari Rama ka bërë të ditur që gjatë ditëve në vazhdim do të publikojë edhe kontratat e tjera të nënshkruara për realizimin e projekteve të mëdha që do të transformojnë Prishtinën.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →