Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

​Nënshkruhet memorandumi për restaurimin e objektit të Institutit Albanologjik të Prishtinës

nga Venera Grabanica29 maj 2026
​Nënshkruhet memorandumi për restaurimin e objektit të Institutit Albanologjik të Prishtinës

Është nënshkruar të premten memorandumi për restaurimin e objektit të Institutit Albanologjik të Prishtinës.

Në një komunikatë për media bëhet e ditur se ky memorandum ëhstë nënshkruar nga ministri në detyrë i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku, dhe zëvendësministrja në detyrë e Kulturës dhe Turizmit, Nora Arapi-Krasniqi.

E, prezent në këtë ceremoni, sipas komunikatës, ishte edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Pasi përmendi ndërhyrjen emergjente, në proces, për renovimin kulmit dhe ulluqeve të brendshme, po aty thuhet se, kryeministri në detyrë Kurti tha se me bashkëpunimin ndërmjet dy ministrive po vendoset baza për trajtimin e plotë të ndërtesës së Institutit Albanologjik, si objekt nën mbrojtje të trashëgimisë kulturore.

“Memorandumi parasheh zhvillimin dhe zbatimin e projektit për restaurimin e plotë të tij. Përtej aspektit fizik të ndërtesës, ky restaurim do të trajtojë edhe funksionalizimin e qëndrueshëm edhe ekspozitën e përhershme etnografike dhe në veçanti muzealizimin e zyrës së akademik, profesor, tashmë të ndjerë, Rexhep Qosja”, citohet të ketë thënë Kurti,

Ambasada italiane në Prishtinë: 27 vjet paqe dhe stabilitet në Kosovë nën KFOR-in
LAJMI TJETËR →
Ambasada italiane në Prishtinë: 27 vjet paqe dhe stabilitet në Kosovë nën KFOR-in

Më të fundit

Të gjitha →